Breshër me kokrra sa një vezë ka rënë në Denver të Kolorados të hënën, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa dhe automjete.
Televizionet lokale raportuan se shiu i rrëmbyeshëm dhe breshëri kishin shkaktuar përmbytje dhe kishin detyruar disa biznese të mbylleshin. Imazhet video tregonin banorët që mblidhnin breshrin në grumbuj të mëdhenj, ashtu siç bëjnë me dëborën Një drejtues mjeti që ishte në rrugë gjatë stuhisë, tha se mund të ndjente tronditje nga kokrrat e mëdha të breshrit që përplaseshin mbi automjet, transmeton tch.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDisa makina private dhe të policisë, u panë me xhama të thyer dhe me dëmtime në pjesë të ndryshme si rezultat i breshërit. Parashikuesit thanë se mot i ngjashëm pritet të paktën edhe në 24 orët në vazhdim.
{gallery}