Duke iu drejtuar paradës në Moskë, presidenti Vladimir Putin theksoi se “asnjë forcë nuk do të jetë në gjendje të mbizotërojë njerëzit tanë”.
Fitorja e BRSS-së kundër Gjermanisë naziste do të jetë gjithmonë pjesë e historisë së njerëzimit, dhe sigurisht kjo kurrë nuk duhet harruar, shkruan gazeta ruse sputniknews, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKështu ka thënë presidenti rus Vladimir Putin në një fjalim që u mbajt për Ditën e Fitores në Moskë.
Presidenti rus ka theksuar edhe rolin vendimtar që BRSS ka luajtur në këtë fitore dhe tha se tragjedia nuk arriti të parandalohet për shkak të mungesës së marrëveshjes në mes vendeve kryesore.
“Kurrë nuk do të harrojmë se të parët tanë, gjyshërit, stër-gjyshërit, luftuan për lirinë e Evropës dhe paqen e shumëpritur në këtë botë”, ka shtuar Putini.
Ai shtoi se për vendin e tyre kanë dhënë e po japin kontribut edhe të rinjtë.
Në fund, Putini ka kërkuar të mbahet 1 minutë heshtje për të nderuar viktimat e luftës.