Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shpërthim në një depo të fishekzjarreve në Meksikë, 12 të vdekur

12 të vdekur përfshirë këtu pesë fëmijë, dhe 30 të tjerë janë lënduar nga një shpërthim i fishekzjarreve në Meksikën qendrore.

Sipas Reuters, shpërthimi ndodhi mbrëmë vonë teksa po përgatiteshin për një festival për javën e ardhshme, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Një grup i njerëzve jetonte në shtëpitë afër, ku edhe po ruheshin materialet piroteknike për festival”, ka thënë një zyrtar nga qeveria.

Bëhet e ditur se 9 persona kanë vdekur menjëherë ndërsa të tjerët përderisa po dërgoheshin në spitalet e afërta.