Agjentët e Guardia di Finanza dhe ata të Doganës në Itali kanë sekuestruar 37 tonelata drogë sintetike, e njohur si “droga e luftëtarit”.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave droga është sekuestruar në portin e Xhenovës dhe kishte një vlerë prej 75 milionë euro, transmeton Tch.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas burimeve, droga në fjalë do të kishte shërbyer për të financuar terrorizmin islamik dhe në veçanti grupin e ISIS.
“Droga e luftëtarit” po transportohej në një konteiner që kishte si destinacion Libinë, një nga bastionet e militantëve të Shtetit Islamik.
Operacioni është kryer në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe Shërbimin Qendror të Antidrogës pranë Ministrisë së Brendshme italiane.