Aeroporti i Londrës, Heathrow ka pezulluar përkohësisht disa fluturime në njërin prej 5 terminale të aeroportit. Zyrtarët e aeroportit thonë se pezullimet e fluturimeve janë bërë “për shkaqe të sigurisë”.
Një zëdhënëse e aeroportit ka thënë se pezullimet e fluturimeve në terminalin 3, janë shkaktuar për “shkaqe të sigurisë”, por nuk ka dhënë më shumë hollësi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne jemi duke punuar në terminalin 3 në Heathrow, pas një raporti për një mjet të dyshimtë në një valixhe që është detektuar nga rrezet X”, ka thënë policia e Londrës.
Heathrow, që ka 5 terminale kryesore, është njëri prej aeroporteve më të frekuentuara në botë dhe nga terminali 3, zakonisht kryhen fluturimet e gjata por ka edhe disa fluturime që kanë për destinacion vendet evropiane.