Mosul, 5 maj - Si pasojë e një sulmi me raketë ndaj një shkolle në Mosulin perëndimor në Irak, të paktën 81 persona kanë mbetur të vrarë, raporton AA.
Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë së Irakut, thuhet se shkolla El-Vela, që ndodhet në rajonin 17 korriku në Mosulin perëndimor, vend ky që ndodhet nën kontrollin e organizatës terroriste, DEASH, është sulmuar me anë të një rakete.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBurimet thanë se në mesin e 81 të vrarëve janë 34 burra, 29 gra dhe 18 fëmijë.
Për shkak të luftimeve mes DEASH-it dhe forcave qeveritare, ende nuk ka informacione për forcat që kanë zhvilluar këtë sulm.
Nga ana tjetër Ali el-Behadili, përmes një deklarate për AA, ka thënë se forcat irakiane kanë ndërmarrë një sulm me raketë në lagjen En-Nexhar, ku si rezultat, është vrarë Habib Abdulxhebar, person ky që njihet si përgjegjës për administratën drejtuese të organizatës terroriste për luftën.