Kalifornia e Veriut u përball me shira të fuqishëm gjatë këtyre ditëve që shkaktuan përmbytje të mëdha për shkak të vërshimit të lumenjve të tejmbushur.
Ekipet e zjarrfikësve shpëtuan banorët e një lagjeje në San Josenë e përmbytur nga uji pasi kishin shpëtuar më parë 5 persona të cilët ishin bllokuar nga uji në një tjetër zonë të qytetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShirat e dendur janë pasojë e një serie stuhish të krijuara nga ajo që njihet si dukuria e “lumenjve atmosferikë”, korridore të ngushta ajri me lagështi nga Oqeani Paqësor.
Shirat kanë tejngopur gjithë rajonin të pllakosur dikur nga thatësira duke krijuar kaos për banorët.
Stuhitë e dendura të shiut kanë nisur të dobësohen dhe pritet që brenda ditës së sotme në këtë rajon të rikthehet moti i thatë.