Gulbuddin Hekmatyar, njëri prej kryekomandantëve më famëkeq të Afganistanit dhe ish-kryeministër, është rikthyer në Kabul, disa muaj pasi ka nënshkruar marrëveshje për paqe me qeverinë.
Arritja e tij sot shënon rikthimin e tij në jetën publike, pas më shumë se 20 vjetësh në mërgim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHekmatyar, i njohur si “Kasapi i Kabulit”, kujtohet kryesisht për rolin e tij në luftën e përgjakshme civile në vitet 1990, në të cilën është akuzuar për vrasjen e mijëra civilëve në kryeqytet.
Grupi i tij militant Hezb-e Islami ka nënshkruar marrëveshje për paqe me qeverinë e presidentit afgan, Ashraf Ghani, në muajin shtator.
Në bazë të marrëveshjes, Hezb-e Islami ka dorëzuar të gjitha armët dhe i ka dhënë fund kryengritjes kundër Qeverisë afgane.
Në këmbim, të burgosurit e Hezb-e Islamit do të lirohen nga burgjet në Afganistan.
Një konvoj i armatosur rëndë, prej disa qindra automjetesh, ka shoqëruar Hekmatyarin nga provinca lindore e Nangarharit për në Kabul.
Hekmatyar do t’i drejtohet kombit më 5 maj.