Policia italiane ka bërë ndalimin e 19-të personave të përfshirë në një bandë kriminale. Mes të arrestuarve janë 12 shtetas italianë, 5 shqiptarë, një rumun dhe një shtetas moldav.
Operacioni ka nisur që prej muajit mars të vitit të kaluar në Monza, ku nga karabinierët u arrestua një shpërndarës droge nga Spanja, të cilit ju zbuluan në banesë një sasi prej 11 kilogramë marijuanë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas raportimit të mediave italiane, operacioni i cili është shtrirë në provincat e Milanos, Monzës, Brianzës, Bergamos dhe Xhenoas, ka arritur kulmin me shkatërrimin e organizatës kriminale në Milano, e cila merrej me trafik kokaine dhe marijuane.
Ndërkohë raportohet se autoritetet italiane kanë sekuestruar 16 kilogramë marijuanë, 1 kilogram kokainë dhe 10 mijë euro, të cilat janë përfituar nga aktiviteti i drogës.