Kryengritësit sirianë kanë hequr dorë nga pjesëmarrja e tyre në rrethin më të ri të bisedimeve paqësore, të cilat me mbështetjen e Rusisë mbahen në Kazakistan.
Vendimi është marrë në shenjë proteste për shkak të sulmeve me bomba në Siri, transmeton AFP, duke u thirrur në burime të opozitës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Delegacioni i kryengritësve ndalon pjesëmarrjen në takime për shkak të sulmeve të ashpra mbi civilët. Suspendimi do të vazhdojë derisa të mos ndalohen bombardimet në gjithë territorin e Sirisë”, tha një burim i kryengritësve në Astana.
Bisedimet për armëpushim në Siri mbahen sot dhe nesër në Kazakistan.