Policia franceze ka kryer tri arrestime të ndara gjatë ditës së sotme, duke arrestuar kështu pesë persona me ç’rast iu janë sekuestruar armë të kategorive të rënda.
Policia bëri arrestimet në Roanne të Francës qendrore, në Rouen dhe Villeneuve-d’Ascq, shkruan gazeta franceze LeParisien, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTre bastisje u urdhëruan nga prokurorët në Paris si pjesë e një hetimi për terrorizëm.
Arrestimet u bënë disa ditë pasi u bënë dhjetë arrestime të dyshuara për terrorizëm në Francë.
Nuk është e qartë nëse arrestimet kanë një lidhje me fushatën presidenciale. Balotazhi është të dielën.