Agjencia e lajmeve Associated Press raporton se ekzaminuesit mjekësor që e kanë kryer autopsinë mbi ambasadorin e ndjerë rus në OKB thonë se duhet kryer disa testime më shumë për të treguar se si është sëmurë dhe ka vdekur Vitaly Churkin në New York.
Ambasadori Churkin i cili e ka përfaqësuar Rusinë në OKB prej vitit 2006, ka vdekur më 20 shkurt në moshën 64 vjeçare. Ekzaminuesit mjekësor në qytetin e New Yorkut thonë se kanë nevojë të kryejnë më shumë teste të cilat mund të zgjasin për javë të tëra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDerisa ekzaminuesit hetojnë vdekje që ndodhin si pasojë e dhunës, aksidenteve dhe vetëvrasjes, shumica e vdekjeve që hetojnë ata nuk konsiderohen të dyshimta.
Rasti i Churkinit iu është referuar atyre nga spitali.
Moska ndërkaq ende nuk ka dhënë një datë për funeralin e Churkinit.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka dërguar ngushllimet e tij më 21 shkurt, duke e quajtur Churkinin “një diplomat të suksesshëm”.
“Ndonëse zyrtarët amerikanë nganjëherë nuk janë pajtuar me homolgët e tyre rusë, ambasadori Churkin ka luajtur rol të rëndësishëm gjatë punës me Shtetet e Bashkuara për disa çështje për të avancuar sigurinë globale”, ka thënë ndër të tjera Trump.