Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrestohet Kryeshefi i Kundërzbulimit për dhunën ndaj deputetëve në Maqedoni

Policia ka arrestuar katër persona nga gjithsej 15 që i kërkon Prokuroria Publike lidhur me dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, mëson Alsat-M nga burime jozyrtare.

Njëri nga katër personat, sipas burimeve të njëjta, është kryeshef në Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim. Njëmbëdhjetë personat e tjerë ndaj të cilëve është lëshuar flet-arrest janë të pakapshëm për policinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të gjithë 15 personat të cilët po i kërkon MPB-ja, jo-zyrtarisht janë pjesë e grupit që pushtuan qendrën për pres konferenca në Kuvend dhe rrahën deputetët.