Prokuroria Publike e Shkupit ka urdhëruar arrestimin e 15 personave të përfshirë në dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, të enjten në mbrëmje, më 27 prill.
Fletarrestet janë lëshuar dhe sipas MPB-së, Policia është në ndjekje të këtyre personave, që besohet se kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në dhunën kundër deputetëve dhe gazetarëve në Kuvend, shkruan REL.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga dhuna kishin pësuar mbi 10 deputetë ndërsa më së rëndi lideri i partisë, Zoran Zaev, kandidat për kryeministër dhe Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, i cili ende vazhdon të trajtohet në spital.
Mediat kanë raportuar se gjatë ushtrimit të dhunës dhe pushtimit të institucionit ligjvënës, Policia nuk kishte ndaluar asnjë person ndërsa janë publikuar edhe fotografi ku pjesëtarë të policisë shihen duke u përshëndetur me persona të caktuar nga grupi i protestuesve të dhunshëm, të cilët pa asnjë pengesë kishin hyrë në hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë.