Botë

Vriten katër policë irakian, përgjegjësinë e merr ISIS

Katër policë irakian të trafikut rrugor janë vrarë nga një makinë bombë, një sulm vetëvrasës që u bë jashtë stacionit policor.

Një zëdhënës i policisë tha se shumë pranë stacionit policor janë edhe disa zyra të huaja, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.

Nga ky sulm mbetën të lënduar edhe pesë persona tjerë, më saktësisht në rrugën Abu Nawas, ku gjendet edhe ambasada franceze.

Sulmi është kryer nga ISIS, grupi ekstremist sunit i cili i ka nën kontroll disa pjesë të Irakut dhe Sirisë që nga viti 2014.