Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Erdogan pret të nisë kapitull të ri me Trumpin në marrëdhëniet turko-amerikane

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan shprehu besimin për të nisur një “faqe të re” me homologun amerikan, Donald Trump, për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së, ku pritet të kryejë një vizitë zyrtare në mesin e muajit maj.

“Unë besoj se ne do të hapim një faqe të re me Trumpin në marrëdhëniet tona me SHBA”, tha Erdogan në samitin e Këshillit Atlantik të Stambollit, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së, dy anëtarë të NATO-s kanë pasur muajt e fundit qëndrime të kundërta për çështjen siriane, kryesisht për mbështetjen e ofruar nga Uashingtoni ndaj milicëve kurdë YPG që luftojnë xhihadistët, ndërsa Ankaraja i konsideron si “terroristë”.

“Mbështetja, ndihma konkrete që SHBA po i jep YPG-së po dëmton frymën e aleancës mes dy vendeve”, deklaroi Erdogan.