Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump lë jashtë buxhetit murin SHBA-Meksikë

Donald Trump la të kuptohet se do të heqë dorë nga planet për t’i gjetur paratë e ndërtimit të murit me Meksikën tek fatura e shpenzimeve të kësaj jave.

Këshilltarja e Presidentit, Kellyanne Conway, e bëri të qartë se financimi i murit do të mbetej jashtë buxhetit që duhet kaluar të premten. Ngritja e murit kontrovers ishte një prej zotimeve themelore të fushatës e, sipas Trumpit, për të do të paguante Meksika, shkruan tch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Çështja është se qeveria meksikane e ka bërë të qartë se nuk do të japë asnjë cent për këtë qëllim. Demokratët kishin kërcënuar se do ta bllokonin projektligjin nëse do të përfshinte faturën e murit.

Kongresi ka vetëm pak ditë kohë në dispozicion për të arritur marrëveshjen e buxhetit 2017 dhe nëse ligjvënësit nuk bien dakord deri në mesnatën e 28 prillit, qeveria amerikane do të mbyllet.