Mijëra hungarezë mbrëmë morën pjesë në protestën në Budapest kundër ndikimit në rritje të Rusisë në vendin e tyre dhe politikës autoritare të kryeministrit Viktor Orban, transmetuan mediat amerikane.
Protesta u organizua në afërsi të Ambasadës ruse në Budapest, pasi policia u ndaloi të mbahet para ndërtesës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër gjatë gjithë kohës së protestës u dëgjuan brohoritje “Evropë! Evropë!” dhe “Ta ndalojmë Moskën” si përgjigje ndaj fushatës qeveritare “Ta ndalojmë Brukselin”, e cila pohon se Bashkimi Evropian po tenton të marrë gjithnjë e më shumë të drejta nga vendet anëtare.
Shkrimtari dhe aktivisti ekologjik, Andrash Lani, deklaroi se po rritet hendeku midis Lindjes dhe Perëndimit dhe se “hungarezët nuk dëshirojnë që sërish të gjenden në anën e armiqve të njerëzimit”, transmetuan mediat amerikane.