Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mogherini në Moskë: Sanksionet kundër Rusisë mbeten në fuqi

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ndodhet në Moskë, në vizitën e parë zyrtare.

Mogherini takoi sot ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për, siç u tha, bisedime për Ukrainën, Sirinë, Libinë, Iranin dhe marrëdhëniet dypalëshe Rusi-BE.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas takimit me dyer të mbyllura, Mogherini tha se BE kërkon lidhje më të mira me Rusinë, por nuk mund të pretendojë se Moska nuk e ka aneksuar Krimenë e Ukrainës dhe se sanksionet kundër saj do të mbeten në fuqi.

Vendet perëndimore kanë sanksionuar Rusinë, pasi kjo e fundit ka aneksuar Krimenë në vitin 2014 dhe vazhdon të mbështesë separatistët e armatosur në lindje të Ukrainës.

Udhëheqësit e vendeve të BE-së kanë shprehur shqetësime edhe për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet kombëtare.

BE dhe Moska janë po ashtu në mosmarrëveshje të thella për shkak të mbështetjes që i jep Kremlini presidentit sirian, Bashar al-Assad, në luftën e tij kundër rebelëve anti-qeveritarë.

Mogherini, e pyetur për persekutimin e dyshuar të homoseksualëve në Çeçeni, tha se Qeveria e Rusisë është përgjegjëse për mbrojtjen e të gjithë qytetarëve të saj, përfshirë edhe këtë komunitet.