Në sulmin e fundit në bazën ushtarake Shaheen, pranë kryeqytetit Masar-i Sharif të provincës Balh, janë vrarë të paktën 140 ushtarë dhe janë plagosur më shumë se 150 të tjerë.
Këtë e konfirmoi kreu i këshillit të provincës afgane Balh, Ibrahim Hair Andesh për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTalibanët ishin të maskuar me uniforma ushtarake për të sulmuar bazën ushtarake, që konsiderohet relativisht e sigurt në veri të Afganistanit. Rreth 10 sulmuesit, që hynë të premten pas një shpërthimi me raketa për të siguruar hyrjen në bazë, u vranë pas një shkëmbimi zjarri që zgjati disa orë. Gjendja u stabilizua vetëm në orët e mbrëmjes.
Një mjek konfirmoi për “Deutsche Wellen” se ai i ka parë 135 kufoma, numri i viktimave mund të rritet edhe më tej se 140, siç thuhet. Zëdhënësi i talibanëve, Sabidullah Mudxhahid pranoi sulmin në Twitter. Talibanët thonë se janë vrarë rreth 500 ushtarë afganë.