Është identifikuar sulmuesi i cili të enjten në qendër të Parisit ka vrarë policin dje ka plagosur dy të tjerë. Por emri i tij nuk do të zbulohet derisa nuk merret vesh a është ndihmuar dhe nga kush ai gjatë sulmit, ka thënë për medie prokurori i Parisit François Molins, transmeton Koha.net.
Zëdhënësi i Ministrisë franceze të Punëve të Brendshme Pierre-Henry Brandet ka deklaruar se policët e plagosur nuk janë në rrezik për jetën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoExpress i Parisit ka njoftuar se fjala është 39 vjeçarin Karim Cheurfi, i cili u vra pas sulmit, i njohur me pseudonimi Abu Yusuf al-Beljiki, lindur në paralagjen e Parisit Livry-Gargan, ka jetuar në paralagjen tjetër të Parisit Chelles, Seine-et-Marne.
Cheurfi ka qenë i njohur për autoritetet pasi që në vitin 2003 ka qenë i dënuar me 20 vjet burgim për shkak të sulmit ndaj policëve, por në vitin 2005, dënimi iu zvogëlua në 15 vjet e nga burgu u lirua edhe më herët.
Cheufri,atëbotë 23 vjeç, ia kishte rrëmbyer revolen policit dhe kishte shtënë tri herë në mushkëri e këmbë të tij e kishte hapur zjarr edhe ndaj policëve të tjerë. Veç kësaj, ai ishte i njohur edhe për aksionet e dhunshme plaçkitëse pas të cilave arrestohej nga policia.
Po ashtu, sipas evidencës policore, Cheufri ishte ekstremist i rrezikshëm.
ISIS ka marrë përgjegjësinë se sulmi është akt i tij.
Francë sot mbahet mbledhja e Këshillit të Mbrojtjes për të shqyrtuar situatën pas sulmit dhe para mbajtjes së raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, të dielën, më 23 prill.