Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Avioni në Australi përplaset me qendrën tregtare, 5 të vdekur

Një aeroplan i vogël është përplasur me një qendër tregtare, pranë aeroportit Essendon, në Melbourne të Australisë.

Avioni u përplas me Direct Factory Outlet dhe shpërtheu rreth orës 09:00, me orën lokale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Është konfirmuar, transmeton TC, tashmë se avioni kishte pesë anëtarë në bord,të cilët kanë humbur jetën që të gjithë.

Dyshohet se viktimat ishin katër amerikanë që udhëtonin për në King Island dhe piloti australian.

Sipas autoriteteve vendase, qendra tregtare ka qenë e mbyllur dhe hapej për klientët në orën 10:00. Pikërisht ky shkak ka bërë që të shmangej një tragjedi shumë më e madhe në numër viktimash.