Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) porositi politikanët në Maqedoni se duhet t’iu japin fund obstruksioneve, në të kundërtën do të përgjigjen për veprimet e tyre.
Në një deklaratë për Zërin e Amerikës, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit theksoi se qytetarët në Maqedoni zgjodhën përfaqësuesit e parlamentit në dhjetor dhe ekziston shumicë e qartë e cila pret formimin e qeverisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“SHBA i inkurajon liderët në Maqedoni të bëjnë të gjithçka të mundur për formimin e Qeverisë, pa shtyrje të mëtejshme, në mënyrë që vendi të mund të vazhdojë reformat e nevojshme për anëtarësimin e plotë në familjen euroatlantike”, theksohet në porosinë DASH-it, ndërsa tërheq vëmendjen se politikanët që përpiqen ta bllokojnë formimin e qeverisë, cenojnë sundimin e të drejtës, proceset demokratike si dhe stabilitetin e Maqedonisë dhe rajonit më gjerë.
“Ne do të punojmë së bashku me parterët tanë evropianë, që t’i inkurajojmë këta politikanë t’u japin fund obstruksioneve, përfshirë përgjegjësinë ndaj këtyre veprimeve”, thekson shprehimisht Departamenti Amerikan i Shtetit.