Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ngrihet akuza kundër 14 të pandehurve për puç në Mal të Zi

Prokuroria Speciale Shtetërore e Malit të Zi i ka dorëzuar Gjykatës së Lartë në Podgoricë aktakuzën ndaj 14 të pandehurve që akuzohen për “përgatitjen e sulmeve terroriste, aksione kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Malit të Zi, krijimit të organizatës kriminale dhe pjesëmarrje në veprime kriminale”.

Këto vepra penale kanë të bëjnë me ngjarjet në kohën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi më 16 tetor 2016, kur policia burgosi mbi 20 të dyshuar për përdorim dhune, tentativë të ndërrimit të pushtetit në Mal të Zi dhe likuidimin e kryeministrit të atëhershëm Millo Gjukanoviq.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në mesin e të akuzuarve, përveç shtetasve të Serbisë, ka shtetas rusë dhe dy liderë nga radhët e opozitës të Frontit Demokratik të Malit të Zi.