Misioni vëzhgues i OSBE-së në Turqi njoftoi të hënën se procedura e votimit nuk ishte sipas standardeve ndërkombëtare.
Tana de Zuleta nga OSBE tha se vendimi i Komisionit Zgjedhor të Turqisë që të pranojë si të rregullta listat e votuesve pa vulë zyrtare ka minuar kontrollet e rëndësishme të mekanizmit kundër mashtrimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMisioni vëzhgues ka përmendur një sërë parregullsish në referendum, përfshirë edhe kampanjën e njëanshme “për”, duke frikësuar kundërshtarët e ndryshimeve kushtetuese, si dhe faktin se në listat e votuesve nuk ishte pyetja për referendumin.
De Zuleta tha se procedurat “ishin nën nivelin e dukshëm” të standardeve për të cilat Turqia ishte obliguar.
Rezultatet tregojnë për fitore të ngushtë të presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili me ndryshimet kushtetuese do të marrë edhe më shumë kompetenca.