Një aktivist thotë se më shumë se 1,500 të burgosur palestinezë, kanë nisur grevë urie, dhe po kërkojnë kushte më të mira në burgjet izraelite, përfshirë kontaktet me familjen dhe dhënien fund të dënimeve të tyre, pa dalë në gjyq, raporton AP.
Greva e urisë, që nisi sot po udhëhiqet nga Mawan Barhouti, që ishte figurë e rëndësishme në lëvizjen e presidetit Mahmoud Abbas Fatah.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVlerësohet se 6,500 palestinezë po mbahen në burgjet në Izrael.
Të burgosurit palestinezë edhe në vitin 2012 kishin organizuar grevë urie për 28 ditë. Po ashtu, më 2014, të burgosurit mbajtën grevë urie për dy muaj, për të protestuar paraburgosjen e tyre pa dalë fare në gjyq.