Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hollande: Referendumi turk për dënimin me vdekje do të thyejë vlerat evropiane

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka nisur të përpilojë strategjinë e tij për shtetin pas fitores në referendum. Ai ka shpallur fitore të pastër në referendumin që u mbajt gjatë ditës së djeshme.

Erdogan ka thënë se detyra e parë e tij pas votimeve, do të jetë rikthimi i dënimit me vdekje, gjë e cila do të bllokonte në mënyrë automatike rrugën e Turqisë për t’iu bashkuar BE-së, përcjell Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq presidenti francez Francois Hollande tha se kjo do t’i thyente vlerat evropiane.

“Nëse Turqia do të mbajë referendumin për kthimin e dënimit me vdekje, një gjë e tillë do të shkatërronte të gjitha vlerat evropiane”, ka thënë Hollande.

“Organizimi i referendumit për dënimin me vdekje do të thyente vlerat dhe angazhimet, të cilat Turqia i ka pranuar kur iu bashkëngjit Këshillit të Evropës”, thuhet në deklaratë.