Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulm me acid në një klub nate në Londër

Të paktën 12 persona kanë pësuar djegie gjatë një sulmi me acid në një klub nate në lindje të Londrës.

Pjesa tjetër e njerëzve janë evakuuar menjëherë pasi policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, shkruan BBC, përcjell Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekipi i zjarrfikësve ka njoftuar se një substancë e fortë e acidit është hedhur brenda në klub, derisa ishte një numër i madh i të rinjve.

Policia ka raportuar se 10 prej tyre janë dërguar menjëherë në spital për trajtim, ndërkaq më vonë kanë kërkuar edhe dy të tjerë ndihmë të menjëhershme.

Të djegurit nga acidi janë jashtë rrezikut për jetë, megjithatë vazhdojnë të qëndrojnë në spital.

Një zëdhënës i policisë ka treguar se brenda ishin rreth 600 persona, megjithatë ende nuk është arrestuar asnjë i dyshuar.

Image

Image