Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mijëra migrantë shpëtohen në Mesdhe, të paktën gjashtë të vdekur

Mijëra migrantë u shpëtuan në detin Mesdhe në këtë fund javë të Pashkëve, njoftuan organizatat e shpëtimit duke theksuar se të paktën gjashtë persona kanë vdekur.

Vetëm të shtunën organizatat “Iuventa Jugend”, “Sea-Eye” dhe MOAS kanë shpëtuar rreth 3 000 persona që lundronin në gomone dhe varka prej dërrase rreth 20 milje larg brigjeve të Libisë, përcjell KosovaPress

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rreth 1 800 – 2 000 persona u shpëtuan të premten dhe këto shifra janë të paprecedentë për këtë vit”, theksuan këto organizata.