Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur fitoren në referendumin e sotëm duke thënë se shpreson që ky rezultat t’i sjellë të mira Turqisë.
Në referendumin e sotëm, turqit votuan pro ndryshimeve kushtetuese për t’i dhënë më shumë kompetenca rolit të presidentit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Turqia për herë të parë në historinë e vet ka vendosur me dëshirën e parlamentit dhe njerëzve të vet për një ndryshim kaq të rëndësishëm. Kjo është hera e parë në histori të Republikës, që po ndryshojmë sistemin tonë përmes politikave civile. Kjo është arsyeja përse është kaq e rëndësishme”, ka thënë Erdogan.
Duke folur në zyrat e partisë së tij në Ankara, kryeministri turk Binali Yildirim u ka thënë përkrahësve se pas referendumit Turqia po hap një faqe të re në historinë e vet.
“Po” votuan 51.3 për qind, pas 99 për qind të votave të numëruara.
Partia kryesore opozitare ka kërkuar rinumërim të votave.