Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Uashingtoni po analizon mundësitë ushtarake kundër Koresë së Veriut

Uashington, 14 prill – SHBA-ja po analizon mundësitë ushtarake për t’iu përgjigjur vazhdimit të programit të armatimit koreanoverior, theksoi sot një përgjegjës i lartë amerikan, duke shtuar se Pheniani po procedonte me një test të ri, ose balistike ose bërthamore, por nuk dihet se kur do ta kryejë.

“Mundësitë ushtarake janë duke u analizuar”, deklaroi një këshilltar për politikën e jashtme të Shtëpisë së Bardhë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke vlerësuar se një test i ri me predhë balistike apo bërthamore është i mundur, ky përgjegjës theksoi se “me këtë regjim nuk është çështja të dihet nëse do të bëhet, por kur do të bëhet”.