Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Drejtësia franceze i kërkon Parlamentit Evropian heqjen e imunitetit për Marine Le Pen

Paris, 14 prill – Në fund të muajit mars, drejtësia franceze i ka kërkuar Parlamentit Evropian heqjen e imunitetit të kryetares së partisë së ekstremit të djathtë ”Fronti Kombëtar”, Marine Le Pen, e cila po hetohej me dyshimin për punësim fiktiv të anëtarëve të partisë së saj si asistentë parlamentarë, tha sot një burim juridik.

Më 10 mars, Marine Le Pen, e cila është kandidate e kësaj partie për zgjedhjet presidenciale, refuzoi një seancë dëgjimore me gjykatën për një përfshirje të mundshme në këtë çështje, duke qenë se kishte imunitet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Franca zhvillon turin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 23 prill.