Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka shprehur bindjen se “të gjitha do të zgjidhen mirë ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë” dhe kur “të vijë koha” do të mbretërojë paqja e gjatë.
Ai këtë porosi e transmetoi përmes rrjetit social Twitter, disa minuta pasi kishte publikuar se shpreson që “Kina do të zgjidhë çështjen e Koresë Veriore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nëse nuk do të mund ta bëjnë, atëherë këtë do ta bëjnë vetë SHBA-të me aleatët e saj”, ka thënë Trump.
Deklarata e Trump për “paqen afatgjatë” vjen pas “mikpritjes së ftohtë” së sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson në Moskë dhe seancës së mbrëmshme të KS të OKB-së, si dhe deklaratave të ashpra të zyrtarëve amerikanë dhe rusë për shkak të eskalimit të ri në krizën siriane, transmeton Ksp.
Rusia ka akuzuar SHBA-në për sulm në një shtet sovran, derisa amerikanët i dërguan ultimatum Kremlinit që të zgjedhin ndërmjet SHBA-së me aleatë dhe Iranit, Hezbollahut dhe Assadit.