Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

600 mijë njerëzve në Korenë e Veriut u thuhet të evakuohen menjëherë

Sipas raportimeve të mediave nga Koreja e Jugut, qytetarëve të kryeqytetit të Koresë së Veriut u është thënë të largohen menjëherë pasi diktatori Kim Jong-un mund të ndërmarr aksion ushtarak, transmeton koha.net.

Sipas gazetës ruse Pravda, 25 për qind e njerëzve në qytet janë detyruar të largohen pas paralajmërimeve se Kim Jong-un është duke planifikuar “një ngjarje të madhe e të rëndësishme” për nesër, pas muajsh të tërë testimesh të armëve bërthamore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ngjarje shqetësuese është thënë se do të mbahet në festën më të madhe kombëtare të Koresë së Veriut të quajtur Dita e Diellit.

Nuk ka informacione të tjera se si kjo ‘surprizë’ do të jetë për botën, apo ndoshta njerëzit nuk duhet të jenë në panik kaq shumë, pasi njoftimet e ngjashme në të kaluarën kanë dal të jenë jo edhe aq të mëdha, raporton Unilad, transmeton koha.net.

{gallery}