Tregtia globale është në rrugë që të rritet për 2,4 për qind në këtë vit, pavarësisht se ekziston “paqartësi e thellë” në aspektin e zhvillimeve ekonomike dhe politike, sidomos në SHBA, ka njoftuar të mërkurën Organizata Botërore e Tregtisë (OBT).
Hapësira e rritjes potenciale të tregtisë për këtë vit është rishikuar ndërmjet 1,8 dhe 3,6 për qind në krahasim me vlerësimin e shtatorit prej 1,8 deri 3,1 për qind, thekson OBT, duke treguar për rrezikun nga “ngulfatja” e aktiviteteve tregtare për shkak të mungesës së qartësisë së politikave qeveritare, transmeton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo