Komisioni Evropian ka paralajmëruar të mërkurën Poloninë dhe Hungarinë që të pranojnë azilkërkuesit, ashtu siç parasheh plani i BE-së për migrantët, dhe nëse këtë kërkesë e refuzojnë qeveritë e tyre, rrezikojnë që kundër tyre të merren masa ligjore.
Varshava dhe Budapesti refuzuan skemën e shpërndarjes së 160.000 migrantëve nga Italia dhe Greqia, të cilat janë pikat kryesore të arritjes nga destinacionet tjera në Bashkimin Evropian, transmeton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo