Ish-presidenti konservator iranian, Mahmoud Ahmadinejad paraqiti kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të 19 majit për të mbështetur kandidaturën e ish-zëvendëspresidentit Hamid Baghaie, i cili gjithashtu regjistroi sot kandidaturën e tij.
Në shtatorin e 2016, Ahmadinejad kishte njoftuar se nuk do të ishte kandidat pas një ndërhyrjeje të liderit suprem, Ajatollahut Ali Khamenei. Lideri Suprem kishte pohuar se duhej parandaluar një “bipolarizim i dëmshëm” në vend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Lideri suprem më këshilloi të mos marrë pjesë në zgjedhje dhe unë pranova. Unë e mbaj fjalën. Kandidatura ime ka thjesht si objektiv për të mbështetur kandidaturën e vëllait tim Hamid Baghaie”, deklaroi Ahmadinejad, menjëherë pas regjistrimit të kandidaturës së tij.
Ai ka mbajtur postin e presidentit nga viti 2005 deri në 2013.