Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson thotë se shpreson që Rusia nuk do ta mbështesë më presidentin sirian Bashar al-Assad, pas sulmit vdekjeprurës me armë kimike të javës së kaluar.
"Është e qartë për të gjithë ne që sundimit të familjes së Assadit po i vjen fundi”, tha zoti Tillerson në Itali, ku zhvilloi bisedime me ministrat e jashtëm të Grupit të Shtatëshes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Politika jonë është për një Siri të bashkuar, që qeveriset nga vetë populli sirian. Është e qartë për të gjithë ne se sundimit të Assadit po i vjen fundi. Tranzicioni në vetëvete është shumë i rëndësishem, qëndrueshmëria, stabiliteti brenda një Sirie të bashkuar" tha sekretari amerikan i Shtetit, raporton Zëri i Amerikës.
"Rusia është rreshtuar përkrah regjimin të Assadit, Iranit dhe Hesbollahut. A janë këto aleanca që i shërbejnë interesit afatgjatë të Rusisë? Apo Rusia do të preferonte të rreshtohej me Shtetet e Bashkuara dhe me vendet e tjera evropiane si dhe ato të Lindjes së Mesme që kërkojnë zgjidhje për krizën siriane? Ne duam të çlirojmë popullin sirian nga vuajtjet, duam të krijojmë një të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurt për Sirinë. Rusia mund të jetë pjesë e kësaj të ardhmeje e të luajë një rol të rëndësishëm ose të vazhdojë të ruajë aleancat e veta me këtë grup që ne besojmë nuk do t’i shërbejë interesit afatgjatë të Rusisë. Por vetëm Rusia mund t’i japë përgjigje kësaj pyetjeje", u shpreh zoti Tillerson.
Siria ishte fokusi i bisedimeve përpara udhëtimit të sekretarit amerikan të shtetit drejt Moskës, ku pritet të takohet me zyrtarët rusë.
Tillerson bisedoi me homologët e tij nga Jordania, Katari, Arabia Saudite, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe rreth reagimit të Shteteve të Bashkuara ndaj sulmit sirian me armë kimike të javës së kaluar.
Pas takimit të hënën me zotin Tillerson, sekretari i jashtëm britanik Boris Johnson tha se pas sulmit amerikan me raketa në një bazë ajrore siriane "loja tashmë ka ndryshuar."
Johnson tha se aleatët do të diskutojnë mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja ndaj personaliteteve ushtarake siriane si dhe pjesëtarëve të ushtrisë ruse të cilët kanë koordinuar përpjekjet siriane dhe që, sipas zotit Johnson, "janë bërë pjesë e sjelljes së tmerrshme të regjimit të Assadit."