Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nga sulmi në Kaliforni vdiq edhe një fëmijë

Nga sulmi i mbrëmshëm në një shkollë fillore në San Bernardino në Kalifornia mbeti i vdekur edhe një fëmijë 8 vjeçar.

Sipas policisë, i dyshuari ka gjuajtur me armë zjarri drejt gruas së tij e cila ishte mësuese në atë shkollë, ku u lënduan edhe dy fëmijë të tjerë të cilët ishin mbrapa saj, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Njëri prej fëmijëve i mbijetoi plagëve të marra, ndërkaq tjetri, i cili ishte 8 vjeçar, ka vdekur.

I dyshuari më pas ka kthyer armën kah vetja dhe ka kryer vetëvrasje.

I dyshuari ishte një 53 vjeçar dhe quhej Cedric Anderson, që dyshohet të ketë hyrë në shkollë kinse për një vizitë të shkurtër, e më pas hyri në një klasë ku po mbanin mësim 15 fëmijë me nevoja të veçanta.

Të vdekur mbetën edhe gruaja e tij, Karen Elaine Smith, me të cilën dorasi ishte i martuar nga janari i këtij viti por që kohës së fundit jetonin të ndarë, dhe nxënësi 8 vjeçar, Jonathan Martinez.

{gallery}