Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë qenë eksportueset më të mëdha të armëve në pesë vjetët e kaluar, tha Instituti Kërkimor për Paqe Ndërkombëtare, me seli në Stokholm.
Sipas tij, SHBA ka bërë 33 për qind të eksportit global të armëve në periudhën 2012-16, ndërsa vlera e eksporteve është rritur për 21 për qind nga periudha 2007-11.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGati gjysma e shitjeve totale të SHBA-së ka shkuar në Lindje të Mesme.
Rusia, në anën tjetër, ka bërë 23 për qind të eksporteve në të njëjtën periudhë kohore, ndërsa 70 për qind të shitjeve të saj kanë shkuar në katër vende: Indi, Vietnam, Kinë dhe Algjeri.
Në pesëshen e parë bëjnë pjesë edhe Kina, me 6.2 për qind të eksporteve globale, Franca me 6 për qind dhe Gjermania me 5.6 për qind.
Në përgjithësi, vëllimi i transfereve ndërkombëtare të armëve të mëdha është rritur vazhdimisht që nga viti 2004, tha Instituti.
Sipas burimit të njëjtë, importuesja më e madhe e armëve gjatë periudhës së fundit pesëvjeçare ka qenë India.