Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusi arrestohet në Spanjë për lidhje me piraterinë e zgjedhjeve amerikane

Madrid, 10 prill – Një informaticien rus, i dyshuar se ka marrë pjesë në piraterinë e fushatës zgjedhore në SHBA, u la sot në burg në Spanjë me akuzën për spiunazh, bënë të ditur burime nga gjyqësori.

«Piotr Levachov, i arrestuar të premten e kaluar në Barcelonë, është objekt i një kërkese ekstradimi nga ana e SHBA, që pritet të shqyrtohet nga Audienca Kombëtare, gjykatë e lartë me seli në Madrid, e ngarkuar për çëshje mjaft të komplikuara », saktësoi ky burim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

SHBA ka në dispozicion 40 ditë duke nisur nga momenti i arrestimit për të prezantuar elementet e provës që mbështesin këtë kërkesë pranë gjykatës spanjolle.

Piotr Levachov është i dyshuar se ka marrë pjesë në piraterinë e fushatës zgjedhore në SHBA, sipas këtij burimi gjyqësor.

Rusia u akuzua nga shërbimet sekrete amerikane dhe nga anti-spiunazhi për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale për favorizim ndaj Donald Trump.

Ky i fundit ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo formë marrëveshjeje të fshehtë me Moskën.