Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Politikanë europianë ndihmojnë Skocinë të anëtarësohet në BE

Rreth 50 politikanë evropianë e kanë nënshkruar një letër në të cilën kanë theksuar e Skocia do të jetë e mirëseardhur që sërish të anëtarësohet në Bashkimin Europian nëse bëhet pavarur, transmeton Koha.net.

Sipas gazetës britanike “Guardian”, fjala është kryesisht për deputetë e Partisë së Gjelbër. Ata kanë thënë se do të bëjnë ç’të munden “që Skocia të hyjë sa më shpejt dhe sa më parë në BE”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Letrën e kanë nënshkruar edhe 26 anëtarë të Parlamentit Europian si dhe deputetë të kuvendeve rajonale e kombëtare të Gjermanisë, Irlandës, Greqisë, Spanjës e Belgjikës.

"Çështja e Skocisë dhe e raporti tuaj me Britaninë e Madhe e BE-në është çështje për të cilat duhet të vendosin qytetarët e Skocisë. Nuk na përket ne t’i themi Skocisë cilën rrugë ta ndjekë. Nëse Skocia bëhet e pavarur dhe nëse dëshiron të mbete në BE, ne ia ofrojmë përkrahjen e plotë për t’ia mundësuar transicionin”, theksohet në letër.

Gazeta britanike këtë letër e sheh si përkrahje për pavarësinë e Skocisë.

Skocia ka vendosur që të mbajë edhe një referendum për pavarësi pasi në vitin 2016 votoi të mbetet në Britani të Madhe.