Lubjanë, 10 prill – Pengesat në kufirin mes Kroacisë dhe Sllovenisë si pasojë e kthimit të kontrolleve të vazhdueshme në kufijtë e jashtëm të hapësirës Shengen janë të patolerueshme dhe dy vendet do të propozojnë ndryshime në BE, konfirmoi sot kryeministri slloven, Miro Cerar.
“Zbatimi i direktivave të Bashkimit Evropian në kufirin me Kroacinë ka krijuar kushte krejtësisht të patolerueshme këto ditët e fundit”, theksoi Cerar në një deklaratë në rrjetin social “Twitter”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeministri theksoi se kishte biseduar dje me homologun kroat, Andrej Plenkovic dhe se kishin rënë dakord që situata ishte e papranueshme.
“Sllovenia dhe Kroacia do të bëjnë propozimet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Cerar.
Kthimi i kontrolleve të vazhdueshme në kufijtë e jashtë të hapësirës Shengen ka shkaktuar që prej të premtes pengesa të mëdha për kalimet mes Sllovenisë dhe Kroacisë, një aks tranzit shumë i frekuentuar nga pushuesit në Ballkan.
Propozuar nga Komisioni Evropian pas atentateve të Parisit më 13 nëntor 2015 dhe hyrë në fuqi të premten, këto kontrolle të përhershme kanë si objektiv luftëtarët e huaj që shkojnë në Irak dhe në Siri dhe kthehen.