Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan sërish ka kritikuar Evropën, duke lënë të kuptohet se vendi i tij do ta rivlerësojë qëndrimin për t’iu bashkuar BE-së, duke thënë se Evropa “do të paguajë për atë që ka bërë” kundër popullit turk.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë një fjalimi në Izmir, Erdogan iu referua Evropës si “njeri i sëmurë”- një term ky që është përdorur nga politikanët evropianë për ta përshkruar rënien e Perandorisë Osmane, në shekullin e 19-të.
Ai tha se turqit që jetojnë në Evropë po “shtypjen” dhe “poshtërohen”.
“Një shekull më parë ata thanë se ne ishim ‘njerëz të sëmurë’. Tash ata janë të tillë. Evropa është duke u shembur”, shtoi Erdogan.
Më 16 prill në Turqi do të mbahet referendumin, përmes së cilit, pritet t’i rritet pushteti presidentit të vendit.