Zyrtarët somalezë thanë se 34 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës në kryeqytetin Mogadishu.
Përgjegjësinë për sulmin e së dielës nuk e ka marrë ende asnjë grup.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmi ka ndodhur në një treg të qytetit, ndërsa agjencitë e lajmeve thonë se në mesin e viktimave ka gra dhe fëmijë.
Grupi terrorist Al-Shabab ka kryer sulme të ngjashme në të kaluarën.
Më herët, ky grup ka dënuar zgjedhjen e presidentit të ri të Somalisë, Mohamed Abdullahi Mohamed, duke e cilësuar atë si "të pafe".
Mohamed, ish-kryeministër, i cili posedon edhe pasaportën e Somalisë, edhe atë të SHBA-së, është zgjedhur më 8 shkurt.