Të paktën 27 persona janë vrarë pas një shpërthimi brenda një kishe në qytetin e Tantas, në grykëderdhjen e Nilit, ka raportuar televizioni shtetëror egjiptian.
Rreth 50 të tjerë janë plagosur në këtë sulm në Kishën Kopte St. George (Mar Girgis) në Tanta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMjeti shpërthyes ishte vendosur nën një ulëse në kishë, dhe shpërtheu në hollin kryesor të lutjeve.
Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit, ndërsa është ende herët për të mësuar se kush është përgjegjës për këtë sulm.
Ngjarja shënohet vetëm pak javë përpara se Papa Françesku të vizitojë Egjiptin, si dhe të takohet me përfaqësues të minoritetit të krishterë egjiptian, që përbën rreth 10 për qind të popullsisë së Egjiptit.