Një grup anijesh luftarake amerikane po i drejtohen pjesës perëndimore të oqeanit Paqësor, pranë Gadishullit Korean, i tha CNN-it një zyrtar amerikan i mbrojtjes.
“Lëvizja e të ashtuquajturit Grupi Sulmues Vinson pranë dy Koreve vjen si kundërpërgjigje ndaj provokacioneve të fundit të Koresë së Veriut”, deklaroi ky zyrtar, shkruan ATSH.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAdmirali Harry Harris, komandant i Komandës Amerikane të Paqësorit, i tha Grupit Sulmues Carl Vinson që të lundronte në veri të Paqësorit Perëndimor, pas nisjes nga Singapori.
Ky grup konsiderohet si prania më e madhe amerikane në rajon nën administratën e presidentit Donald Trump.