Korab Shala, dizajner në KTV, që po qëndron në Stokholm, ka përshkruar për Koha.net se çfarë po ndodh në kryeqytetin suedez.
Shala, që nuk ka qenë larg vendit të ngjarjes, në një zyrë ku po kryen një praktikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në Stokholm është shkaktuar kaos. Po dëgjohen sirenat e policisë dhe të autoambulancave. Po fluturojnë edhe helikopterë. Sipas burimeve këtu kamioni i cili ka hyrë në shesh dhe ka goditur njerëzit ka qenë i vjedhur”, ka thënë Shala.
Ai ka thënë se është bllokuar pothuajse tërësisht transporti publik, metrotë dhe trenat për të hyrë dhe dal nga Stockholmi janë ndërprerë.
Më poshtë mund të shikoni live ngjarjen në Stokholm, të cilën e transmeton The Telegraph.