Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Stoltenberg: Përdorimi i armëve kimike, i papranueshëm

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë të ditur të premten se Aleanca Veri-Atlantike mbështet të gjitha përpjekjet ndërkombëtare me qëllim të arritjes së paqes dhe zgjidhjes politike në Siri.

Ai tha se regjimi sirian bart përgjegjësinë e plotë për sulmin me gaz helmues në Shayrat, në të cilin humbën jetën mbi 80 persona dhe se NATO dënon përdorimin e vazhdueshëm të armëve kimike nga ana e Sirisë, si shkelje të rëndë të normave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Çfarëdo përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm dhe nuk mund të kalojë pa përgjigje dhe fajtorët duhet të përgjigjen për këtë. NATO konsideron se përdorimi i armëve kimike është kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. NATO mbështet të gjitha përpjekjet ndërkombëtare, synim i të cilave është arritja e paqes dhe zgjidhja politike në Siri”, thuhet në kumtesën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s.