Ish kryeministri kroat Ivo Sanader është dënuar sot me katër vjet e gjysmë burgim për shkak se në vitin e 2009 e kishte keqpërdorur pozitën, transmeton Koha.net.
Sanader, siç njofton gazeta kroate “jutarnji list” , në atë vit deputetit të Bashkësisë Demokratike kroate Stjepanu Fioliqit i kishte ndihmuar që me çmim të fryrë ta shesë në Zagreb ndërtesën e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoThuhet se ndërtesa ishte 2 milionë euro më shumë se sa çmimi real..
Fioliq ka deklaruar i ka paguar ryshfet 2,3 euro, thotë gazeta.
Meqë dënimi është më pak se 5 vjet, Sanader aktgjykimin fuqiplotë do ta presë në liri por është i detyruar t’i kthejë 2,3 milionë euro.
Sipas fjalëve të Sanaderit, aktgjykimi është i bazuar në rrëfime të rreme të dëshmitarëve.